16.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Nisma në Prizren: Komisioneri i PDK-së kapet me duke e nxjerrë fletëvotimin jashtë vendvotimit

Nisma në Prizren, thotë se qytetarëve po u bëhet trysni gjatë procesit të votimeve nga militant të partive tjera.

Sipas këtij, subjekti politik, një komisioner I PDK-së është kapur me vote të zbrazët duke tentuar ta nxjerrë jashtë vendvotimit.

“Akoma më shqetësuese është fakti se në shkollen fillore “Mati Logoreci” është kapur komisioneri i PDK-së, duke tentuar të nxjerrë fletvotimin e zbrazet jashtë, për ta dëmtuar procesin demokratik te zgjedhjeve me fenomenin siç njihet si “treni bullgar”.

“Nisma në Prizren kërkon nga organet e rendit dhe nga organizatori i zgjedhjeve që të mbahet rendi në objektet shkollore ku votohet, sepse qytetarëve po u bëhet trysni nga militantet e subjekteve të ndryshme dhe menaxherave të shkollave, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të procesit zgjedhor”.

“Raste të tilla kemi në qendrat e votimit 2004A .Motrat Qiriazi (Kurilla), 2006A, Fadil Hisari, (Tusuzi), në 2029A në shkollen fillore Luigj Gurakuqi në (Nashec), 2042A SHFM. 11 . marsi,(Teknika) 2026A në Hoqë të Qytetit”.

“Ftojmë edhe njëherë organet përgjegjëse që marrin masa shtesë, në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor”./PrizrenPress.com/

Arrestohet personi i kërkuar në Malësi të Re të Prizrenit

I kërkuar A. A. është arrestuar sot në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Pas arrestimit dhe...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për grabitjen e mbi 13 mijë euro në dy filiale mikro-financiare

Për shkak se gjykata nuk ka prova se të dëmtuarit A.Z. dhe A.F., janë ftuar në mënyrë të rregullt, ka dështuar të mbahet shqyrtimi...

Lajmet e Fundit