-0.4 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Nisma në Prizren: Qeveria e Haskukës po e keqpërdor situatën e koronavirusit

Nisma në Prizren, akuzon pushtetin lokal se, po e keqpërdor situatën e rëndë që është krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij subjekti politik, Qeveria e Mytaher Haskukës, po i ndan ndihmat në baza partiake.

“Është e papranueshme, por edhe fëmijërore që nevojat e qytetarëve për gjërat elementare të keqpërdoren nga z. Haskuka dhe drejtorët e tij, të cilët edhe ndihmat për qytetarë i ndajnë mbi baza partiake, duke i mbushur rrjetet sociale me selfie e reklama që tregon edhe papjekuri, por edhe keqpërdorim të parasë publike”, thuhet në reagim të Nismës në Prizren.

Nisma ka kritikuar pushtetin lokal edhe për caktimin e pushimores në Nashec, vend për karantinë.

“NISMA kujton se reklama për një karantinë të mundshme në fshatin Nashec, pa konsultim dhe pëlqim të banorëve, është jo e menduar mirë, duke pasur parasysh se pushimorja nuk plotëson as kushtet minimale lidhur me koronavirusin, kur e dimë se dhomat e pushimores janë me shumë shtretër dhe një toalet për 24 persona, kjo vetëm se i rrezikon edhe më shumë qytetarët”.

“Është e papranueshme që të keqpërdoret situata e rëndë e krijuar në vend nga profiterë dhe keqpërdorues të parasë publike. Herët apo vonë do të japin përgjegjësi”.

“NISMA Socialdemokrate kërkon edhe njëherë nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike lidhur me virusin COVID-19”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Islam Ukimeri emërohet drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Islam Ukimeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukimeri përmes një postimi në rrjetet...

Kukësi, qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel/ “Hapi dyert për 400 mijë njerëz”, shkruante BBC

Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për Çmimin Nobel për...

Lajmet e Fundit