12.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

NISMA publikon shpenzimet për zëvendësministrat

Shyqyri Bytyci-NismaNISMA për Kosovën ka thënë sot se finalizimi i planit për emërimin e dy zëvendësministrave në secilën ministri të qeverisë së vendit do t’i kushtonte me shpenzime milionëshe buxhetit të Kosovës.

Shyqyri Bytyçi, ekspert i ekonomisë në këtë subjekt politik, tha në një konferencë për shtyp, se një kabinet i Zëvendësministrit do ta ketë një kosto jashtëzakonisht të lartë si për qeverinë ashtu për buxhetin e Kosovës.

Në bazë të analizës së kësaj partie, një kosto e një kabineti të një Zëvendësministri për një vit do të jetë për afërsisht mbi 69 mije euro.

“Për katër vite do të jetë diku përafërsisht për krejt kabinetin me 21 Zëvendësministra po që se zgjidhen vetëm nga një do të jetë diku 5,830,188. Ndërsa nga ajo qe po flitet që do të jenë minimumi dy Zëvendësministra pritet që shpenzimet për katër vite ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës për 11,660,376”, tha Bytyçi.

Sipas tij, ky numri i madh i Ministrive dhe i Zëvendës Ministrave në këtë rast është në mospërputhje të plotë me gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare në Kosovë

Bytyçi i bëri ftesë publike Kryeministrit, mediave dhe shoqërisë civile që të reagohet kundër kësaj ngarkese që pritet t’i bëhet buxhetit të shtetit.

Më Shumë

Pse fiton kombëtarja e Shqipërisë

BEN BLUSHI Me rastin e fitores së Kombëtares ndaj Serbisë po ribotoj këtë shkrim që besoj i shkon kësaj dite. Shqiptarët luajnë futboll prej gati 100...

Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar se nëse ai fiton zgjedhjet, çdo familje që merr përkujdesje...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit