Një aeroplan trajnues u rrëza midis ndërtesave të banimit në Bursa të Turqisë, dy të vdekur – banorët nxituan të dilnin nga shtëpitë e tyre

Një aeroplan me një motor u rrëzua të hënën në një zonë banimi në Bursa, një provincë veriperëndimore në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani po fluturonte pranë aeroportit Yunuseli, një qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit, ndërsa pas rrëzimit, ai është përfshirë nga zjarri.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant u vranë në aksident.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se flakët po ngriheshin midis ndërtesave ku u rrëzua aeroplani, me njerëz që nxituan të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Guvernatori tha se aeroplani stërvitor civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin.

Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.

Në qershor të vitit 2021, një tjetër aeroplan stërvitor u rrëzua pranë të njëjtës zonë, duke rënë në një pemishte aty pranë.

Instruktori i fluturimit dhe piloti praktikant kishin pësuar lëndime në incidentin me një aeroplan Cessna. /Telegrafi/

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit