Në përvjetorin e 6-të të vdekjes, Adelina dhe Zanfina përlotin me fjalët për nënën

Sot  bëhen gjashtë vite që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili.

Mona punonte si menaxhere e vajzave të saj, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite në diskografinë shqiptare me këngët e tyre të shumta, shkruan arbresh.info.

Në përvjetorin ë nënës  Adelina e Zanfina kanë përlotur me fjalët e saj.

“Gjashtë vite pa ty mami. Asgjë nuk është e njejtë pa ty, na mungon çdo ditë e më shumë,” shkroi fjalët prekëse Adelina përmes një postimi në Instagram.

“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj, me mall që nuk shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë, nuk mjafton të mendoj e të paramendoj tërë kohën qysh ka qenë kur je kan këtu. Zanin ta kom harru e sa herë të përmendi kot munohna me kujtu. Sa ma e mirë paska qenë bota kur je kan ti këtu. Kom menu që gjith kom me t’pas. Veq edhe një herë me mujt me t’perqaf e me t’i thon krejt çka kom dasht,” e mbylli postimin e saj me fjalët më prekëse Zanfina.

Ndërkohë, Zanfina në kujtim të Monës kishte realizuar një këngë të titulluar “M”, e cila është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e saj.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit