11 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Një film muzikor! Elvana Gjata nuk ndalet, rrëfen planet e saj të mëdha me këtë skenariste të famshme

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.

Herë pas here Elvana “zhduket”, por ama rikthehet për të na sjellë më të mirën e saj. Në fillim këngëtarja e talentuar kishte menduar që albumin ta publikonte më 3 shkurt, ditën e saj të lindjes, por për shkak të situatës së vështirë krijuar nga pandemia, Elvana nuk mundi ta sillte “Çelu” në atë datë.

Më pas u shty për më 8 mars, ditën e grave, por sërish “Çelu” nuk ishte gati. Edhe pse nuk ishte vendosur rastësisht të lancohej në atë datë.

Elvana Gjata

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t’ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare.

“Femrat shqiptare janë shumë të forta, por janë edhe shumë të brishta dhe mentaliteti jonë i ka bërë të tilla në fakt. Ajo që unë kam dashur me çdo kusht që ta përcjell është që vajzat shqiptare duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre, duhet të punojnë fort për jetët e tyre, duhet të jenë të zonjat e vetes, të jenë të pavarura, sepse vetëm kështu mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, është shprehur Elvana.

Më tej Elvana ka treguar se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.

“Në fakt unë këtë projekt doja që t’ia kushtoja femrës shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore, gjithçka është ajo. Është një ndër njerëzit më kreativë që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësi të punoj me të. Punuam bashkë për atë projekt. Duhet ta them, ajo ndoshta do të mërzitet, por do ta them, sepse dua t’i shpall gjërat. Ndoshta do ta bëjmë shumë shpejt. Projekti në fillim ka qenë një film muzikor. Absolutisht që ne do të punojmë për ta bërë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë. Ajo që ishte më e bukur është që ajo e krijoi të gjithë fabulën duke dëgjuar muzikën. Këngët ishin bërë dhe ajo e krijoi gjithë këtë film. Mua më ka ngelur në zemër”, ka treguar Elvana Gjata. /abcnews.al

Më Shumë

Atletico interesohet për Hysajn

Atletico Madridi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, shkruan “Calcio Mercato”. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone,...

PRAK: Punëtorët shëndetësorë që refuzuan të vaksinohen me AstraZenecan, vendosini në fund të listës

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që punëtorët shëndetësorë të cilët patën refuzuar të...

AAK shënon sot 21-vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon të dielën 21-vjetorin e themelimit. Për shkak të gjendjes pandemike, nga AAK-ja kanë njoftuar se kanë planifikuar një ngjarje...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

Zjarr në një shtëpi në Malishevë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrit në një shtëpi në Malishevë, ku si pasojë një person është lënduar. ku në...

Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

Deputeti Haxhi Avdyli është i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës...

Inter me 5 gola në festën e titullit kampion

Inter e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin kampion. Pas festës së tifozëve para stadiumit “San Siro”, ka nisur goleada...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Rahovec, arrestohet pasi rrahu nënën dhe motrën

Në Rahovec është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Mbulohet Duda Balje: Allahu ua shpërbleftë mundimet

Deputetja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, ka publikuar disa fotografi me mbulesë. Balje në profilin e saj në Instagram, ka publikuar dy fotografi ku shihet...

Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet me Covid dhe humb jetën

Një grua në Nabraska, edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ka humbur jetën nga Covid Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve...

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka ndodhur se drejtori i shkollës në fshatin Mushtisht të Suharekës ka raportuar se persona të panjohur...

Nderohen dëshmorët e kombit në Malishevë

Me rastin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve të Kombit”, sot në Komunën e Malishevës, janë përkujtuar dëshmorët e rënë në luftën për liri....

Dhunë në familje për shkak të pronës në Prizren

Një çështje pronësore çoi drejt një rasti të dhunës në familje në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në orët e mëngjesit të...

Drejtoresha e një shkolle në Florida rrah nxënësen me dërrasë për prishjen e një kompjuteri

Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi dëmtoi një kompjuter të shkollës. Videoja që...

Lajmet e Fundit