Një grua nga Kosova humb jetën në Durrës

Pushimet e planifikuara për t’u kaluar në Shqipëri i kanë kushtuar jetën një gruaje kosovare.

V.S., 38 vjeçare ka humbur jetën duke u larë në detin e Durrësit në rrethana që mbeten të paqarta.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se pasditen e djeshme rreth orës 18.40 në lagjen Nr.13, përballë lokal “Prizreni”, 38 vjeçarja banuese në Kosovë, është futur në det për t’u larë dhe nuk është ndjerë mirë.

Pak çaste më vonë ajo ka gjetur vdekjen, si pasojë e mbytjes në ujë. Efektivët e policisë vijojnë ende hetimet për këtë rast, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. raporton Noa.al.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Banesa në shitje me KËSTE – Lagjja “Tranzit i Ri” në Prizren

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit