11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Opozita ende pa plan për pengimin e votimit të Speciales

Partitë opozitare nuk kanë dhënë detaje për veprimet që do t’i ndërmarrin gjatë seancës në Kuvend, ku pritet të riprocedohen ndryshimet e amendamenteve kushtetuese që hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Përkundër se ata gjenden, pothuajse, para një akti të kryer, pas riprocedimit të këtyre amendamenteve në Kuvend nga Qeveria e Kosovës, deputetët të opozitës, përveç që deklarohen kundër votimit të Speciales, hezitojnë të thonë nëse kanë në planë ndonjë veprim shtesë të rezervuar për seancën e radhës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për lajmi.net ka thënë se VV së bashku me partitë tjera në opozitë janë ende në fazën e diskutimeve për mënyrën e veprimit në ditën kur do të votohet formimi i Gjykatës Speciale edhe se, deri më tani, nuk kanë ndonjë gjë konkrete.

“Jemi duke diskutuar sa i përket këtyre qëndrimeve, ajo që dihet tashmë është se ne do ta kundërshtojmë fuqimisht Gjykatën Speciale në formatin që na është sjellë. Ne si opozitë ende nuk jemi dakorduar se cili do të jetë veprimi jonë, ajo që dihet është se do ta kundërshtojmë”, ka thënë Haxhiu, për lajmi.net.

Arsyet për kundërshtimin e Speciales mbesin të njëjta, për më shumë, ajo konsideron se këmbëngulja e Qeverisë për t’i riproceduar këto amendamente në Kuvend, pas votimit kundër në seancën e parë, përbën vrasje të demokracisë.

“Pas këtij vendimi të Qeverisë nuk ka kuptim edhe ekzistim i Kuvendit si institucion për faktin se nuk po respektohet një vendim paraprak i Kuvendit. Ky vendim është i padrejtë dhe natyrisht se ne si subjekt e kundërshtojmë fuqimisht dhe është dhunë e trysni ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë dhënë fjalën e vet sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Haxhiu.

Qeveria e Kosovës sot më mbledhjen e mbajtur ka riporceduar amendamentet të cilat hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale, e që në Kuvend për votim pritet të dërgohen gjatë javës së ardhshme.

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit