Një gruaja e rrah me taka burrin, 44-vjeçari kërkon ndihmë nga policia e Rahovecit

Pas një mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas në një familje në Rahovec, një 44-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se gruaja iu vërsul burrit duke e goditur me taka.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur e dyshuara, gruaja e tij 30-vjeçare e ka rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.

Sinjali mëson se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë momentale që eskaloi deri në atë pikë sa gruaja iu vërsul burrit duke e sulmuar me taka. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, e dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./sinjali/

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit