Një i mitur në Prizren sulmohet fizikisht

Dje në Prizren, rreth orës 10:30, një person me probleme psikike ka sulmuar fizikisht një të mitur, shkruan PrizrenPress

Viktimës i është ofruar tretman mjekësore ndërsa pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dy personat e përfshirë janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Rr. Zara, Prizren 25.09.2021 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë (me probleme psikike), ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i R. Shqipërisë (i mitur). Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit