15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Një kosovar për selektor të Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë, u prirë nga Christian Panucci ka probleme serioze që nuk kanë të bëjnë më shumë me rezultatet e fundit në miqësore, sesa me mënyrën sesi luan në fushë dhe me frymën që është krijuar brenda dhe jashtë saj.

Pamorama Sport, në një shkrim ka listuar këto probleme she ka dhënë gjashtë arsye pse udhëheqjen e ekipit kombëtar shqiptar mund hde udhet ta marrë një trajner kosovar, i cili ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të kombëtares.

Ka probleme edhe për faktin se lojtarë të rëndësishëm i kanë dhënë mesazhe të qarta Panuccit se kështu nuk vazhdohet.

Ndërkaq, është konstatuar se, gjatë ndeshjeve, Shqipëria nuk ka një plan B në fushë dhe kjo ka rritur nervozizmin e vetë skuadrës, por edhe të tifozëve. Po për të ardhmen, a e ka një plan B? Pra, nëse skuadra me në krye Panuccin nuk arrin të bëjë kthesën brenda shtatorit (“afat” i përcaktuar nga vetë Duka), a ka një plan rezervë?

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të jenë testi real për trajnerin e Shqipërisë. Zhgënjimi që ka kapluar shqiptarët për paraqitjet e Kombëtares në ndeshjet e fundit ka vënë nën presion jo vetëm stafin dhe lojtarët, por edhe drejtuesit e FSHF-së. E megjithatë, Duka deklaroi hapur se do ta mbështesë trajnerin dhe se atij i duhet kohë. Por gjithashtu, ai artikuloi se “pret me besim të madh se në shtator skuadra do të ketë reflektuar dhe do bëjë kthesën e duhur”.

Duke e parë nga ky këndvështrim, deklarata e Dukës mund të lexohet edhe si një afat i fundit që kreu i FSHF-së po i lë trajnerit. Pra, Duka është gati të rrezikojë kompeticionin e Ligës së Kombeve, por ka pak gjasa që të rrezikojë Evropianin. Kjo do të thotë se kreu i federatës do të presë se si do të shkojnë gjërat për ndeshjet që do të luhen në shtator dhe në tetor.

Nëse Shqipëria jep sinjale pozitive dhe rikthehet të jetë bindëse në fushë, Panucci mund të vijojë i qetë punën për eliminatoret e Europianit 2020. Nëse skuadra kuqezi do të jetë njësoj si në ndeshjet e fundit, ka shumë gjasa që Duka, edhe pse me kosto të lartë financiare për prishje të njëanshme të kontratës, ta largojë Panuccin. Ai nuk mund të rrezikojë kurrsesi që Kombëtarja të nisë përgatitjet për Europianin me klimën e krijuar së fundmi.

BESNIK HASI SI OPSION

Nëse i pyet sot tifozët se cili mund të jetë trajneri shqiptar që mund të marrë drejtimin e Shqipërisë, Hasi është në krye të listës. Por ai është edhe një opsion i mirë për ta konsideruar “plani B”. Së pari, sepse është i papunë aktualisht dhe nuk do të kishte probleme për shkëputje kontrate.

Së dyti, sepse ka treguar se është i zoti: kampion i Belgjikës me Anderlehtin dhe trajner i vitit tri edicione më parë.

Së treti, si shqiptar ai e njeh shumë mirë mentalitetin e lojtarëve dhe të vendit tonë. Së katërti, sepse është formuar jashtë dhe është tip strikt.

Së pesti, ky mund të ishte shansi i jetës, në një moment kur karriera e tij nuk është në ditët më brilante. Së gjashti, sido që të shkojë, ka më shumë eksperiencë se Panucci në nivele të larta, edhe pse kanë një moshë. Hasi ka drejtuar Anderlehtin, Legian e Varshavës dhe Olimpiakosin, ndërsa italiani vetëm Livornon dhe Ternanën në Serinë B.

Në pamje të parë, gjakovari duket zgjidhja perfekte nëse Panucci nuk arrin t’u japë drejtimin e duhur gjërave në ndeshjet e shtatorit. Por gjithsesi, edhe Hasi ka disa ngërçe që duhet t’i zgjidhë dhe një mes tyre është raporti disi i ngrirë me Dukën. Kjo, pasi refuzoi të merrte drejtimin e kuqezinjve pas largimit të Kuzhes.

Atëherë Duka negocioi bindshëm dhe i ofroi gatishmëri për të qenë fuqiplotë edhe me ekipet kombëtare të moshave, por pas një reflektimi të gjatë, Hasi zgjodhi Anderlehtin, me të cilin u shpall edhe kampion. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit