0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një mbrëmje me Kokonën

Vedat-Kokona-320x214“O sa e shijshme duket, e kulluar/ Zonja, kur më përfalet duke shëtitur, Sa gjuha e dredhur mbetet e nemitur/ Dhe sytë guxim s’kanë për të vështruar…” Këto vargje të shkruara shekuj më parë nga Dante Aligeri, Vedat Kokona i solli në gjuhën shqipe për t’i bërë të paharruara. Historia e gruas që kalon shumë pranë djaloshit dhe zgjon ndjesitë e tij me ëmbëlsinë e saj, ka riardhur përmes recitimit të nxënësve të “EU centre”, në një aktivitet të zhvilluar dje në mjediset e kësaj qendre, në ditën ndërkombëtare të gjuhëve.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe familjarë të shkrimtarit dhe përkthyesit Kokona. “EU Centre” kishte zgjedhur të kujtonte këtë ditë, me vargjet e shkruara dhe të përkthyera nga mjeshtri i përkthimeve Vedat Kokona. Ky vit përkon dhe me 100-vjetorin e lindjes së tij. Për të pranishmit janë lexuar vargje nga “Lulja dhe shega”, “Ujku dhe qengji”, vargjet e Lasgush Poradecit të përkthyera në frëngjisht nga Kokona, poezia e Françesko Petrarkës, Bodler, soneti i 65 i Shekspirit, Rudyard Kipling, “Lakonti” i Ismail Kadaresë. Vedat Kokona ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të punës rrezatimit të gjuhës frënge. Ai ishte një nga leksikologët më të mirë të kësaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolën mjaft fjalorë shqip-frëngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parë e botoi në vitin 1932. Fjalori i fundit është me 40 mijë fjalë.

Ai është autori më i rëndësishëm në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë. Qysh në moshë të re dha kontribut të ndjeshëm në lëmin e përkthimeve në poezi dhe në prozë. Nga ai janë përkthyer në shqip vepra të tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundërrinat” e Maksim Gorkit, “Saga e Forsajtëve” e Xhon Gollsuarthit, “David Koperfild” i Dikensit, “Udha e Volokolamskut” e Aleksandër Bekut, “Stuhi në Gang” e Rabindranat Tagores etj. Kokona ka sjellë në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore. Ai ishte një nga përkthyesit kryesorë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Vetëm pak kohë më parë, Biblioteka Kombëtare e kujtoi këtë 100-vjetor të Kokonës me një ekspozitë, ku u ekspozuan të gjithë ekzemplarët e librave të tij që në fillimet e hershme. Dorëshkrimet e Kokonës gjatë përkthimit të veprave të ndryshme ishin ofruar për këtë ekspozitë nga e bija bashkë me makinën e tij të shkrimit.

Më Shumë

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Lajmet e Fundit