Një muaj paraburgim për dillerin e drogës nga Prizreni

Departamenti për Krime të Rënda e Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. Kajmakqi nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.05.2015 në ora 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 28.06.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës Afërdita Kicaj.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se pa autorizim ka mundësuar lehtësimin e shitjes së narkotikëve personave tjerë- të dëmtuarve – dhe i njëjti ka poseduar me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së narkotikut duke marrë narkotikë prej të bashkëpandehurit L. Veseli dhe të njëjtat i shet qytetarëve përkatësisht të rinjve për konsumim, duke i lënë me pasoja të rënda për shëndetin dhe të varur nga narkotiku”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit