Komedia “Muaji i Mjaltit” premierë në Prizren

Në Teatrin Profesional të Prizrenit nesër me fillim nga ora 20:00 prezantohet premiera e shfaqjes “Muaji i Mjaltit” me regji të Ben Apollonit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Muhamed Arifi, Alban Cela, Florentina Ademi, Zana Duraku,Valmira Hoti, Albulena Bardhi dhe Enis Meta.

“Muaji i mjaltit” është shfaqje që rrëfen pushimin e një qifti të sapomartuar, i cili nuk kalon aspak ëmbël, por me plotë telashe, ndërsa shfaqja do të realizohet me situata dhe karaktere komike.

Regjisori Ben Apolloni tha për KosovaLive se shpreson në suksesin e kësaj shfaqje, si dhe reprizimin e saj edhe nëpër teatrot e tjera.

“Shpresoj që menaxhmenti i Teatrit të Prizrenit ta dërgojë shfaqjen edhe nëpër teatrot e tjera. Në fakt kjo praktikë do të duhej të ndiqej nga të gjithë udhëheqësit e teatrove nëpër Kosovë, sepse vetëm kështu do të gjallërohej jeta teatrore në Kosovë”, thekson ai.

Kurse në Teatrin e Prizrenit shfaqja do të reprizohet më 4 dhe 5 qershor./KosovaLive/

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit