9.8 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Një muaj paraburgim për Kadri Krasniqin nga Prizreni

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim për Kadri Krasniqin nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë. Ndërkaq, Begush Bajramit nga Prizreni i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, për shkak të veprës penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.I pandehuri Kadri Krasniqi do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej, datës 19.01.2015 në ora 21:00, dhe do të zgjasë deri me datën 19.02.2015.

I pandehuri Kadri Krasniqi dyshohet se me datën 19.01.2015, rrethe orës 19:40 min. në rrugën “Gjemë Muzaka” në lagjen ‘Dardania’ në Prizren, saktësisht në shtëpinë tani të dëmtuarit Begush Bajrami, i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake në vendin e punës, me dashje tenton ta privon nga jeta të dëmtuarin Begush Bajramin.

“I dyshuari shkon në shtëpinë e të dëmtuarit me biçikletën e tij, fillimisht e thirr të dëmtuarin që të dal jashtë, pas thirrjes del bashkëshortja e të dëmtuarit dhe më pas i dëmtuari del jashtë, dhe i pandehuri pa kurrfarë paralajmërimi fillon të shtijë me pushkën automatike ,,AK47,, me numër serik 12108355 duke e plagosur në këmbë dhe kraharorë”,njofton Gjykata në Prizren/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet në Prizren shtatorja e heroit Tahir Sinani

Në parkun e qytetit të Prizrenit, sot u përurua shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani, në një ceremoni solemne të mbushur me emocione. Familjarë,...

Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj si anëtar të Këshillit...

Lajmet e Fundit