8.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Vataj viziton Universitetin e Ulmit në Gjermani

20150121_110519Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, po vazhdon vizitën zyrtare nëpër universitetet gjermane. Të mërkurën Vataj është takuar me zv. Presidentin e Universitetit të Ulmit në Gjermani, Ulrich Stadtmüller dhe me drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare, Reinhold Lücker.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në fushat akademike.

Ndërkaq, gjatë së martës, Vataj i shoqëruar nga Agnieska Vojtja nga Universiteti i Konstanz, në Kreuzlingen të Zvicrës ka takuar udhëheqësin e Asociacionit të Universiteteve dhe Shkollave të Larta të Rajonit të Bodense, Stephan Prehn.
Asociacion që përbëhet nga 30 Universitete e Shkolla të Larta të katër shteteve: Gjermanisë, Zvicrës dhe Lichtensteinit.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e përkrahjes të UPZ-së nga ky Asociacion, ku u premtua që Universiteti i Prizrenit do të përkrahet përmes projekteve përkatëse. Aty lindi ideja që edhe në Kosovë të themelohet një organizëm i tillë.

Rektori Vataj gjatë ditës së hënë ka takuar Rektorin e Universitetit Konstanz në Gjermani, Ulrich Rüdiger, Silvia Mergenthal, Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare dhe zonjën Regina Sonntag-Krupp, udhëheqëse e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare.

Në takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në fushat akademike, shkëmbin e studentëve, profesorëve dhe ndihmën e këtij universiteti prestigjioz evropian për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit të dytë publik në vend, Universitetit të Prizrenit.

Vizita Rektorit Vataj në këto Universitete prestigjioze evropiane, është në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Objektiv i Rektorit Vataj është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve. Rektori Vataj krahas konkretizimit të realizimit të marrëveshjeve të deritanishme me universitetet ndërkombëtare në regjion dhe më gjerë, synon edhe lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me universitetet e ndryshme evropiane.

Pjesë e delegacionit të UPZ në Gjermani është edhe Bashkim Zahiti, profesor në UPZ, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së, një kuadër që vjen nga universitetet prestigjioze gjermane./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Me shumë gjasë, Kosova pa viza me 13 tetor

Pas më shumë se një dekade angazhim, premtime, gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe protesta masive në sheshet kryesore të Prishtinës, shteti më...

Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka mundur t’i mbajë lotët derisa ka folur për rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, më...

Lajmet e Fundit