10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Një muaj paraburgim për N. Tarjanin nga Pirana e Prizrenit

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit N. Tarjani nga fshati Piranë të Prizrenit.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, kanosja dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 03.06.2015 në ora 21:00 dhe do të zgjasë deri me datën 03.07.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se në ditën kritike, me dashje dhe paramendim, tenton ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F. H. në atë mënyrë që si pasoj e mosmarrëveshjes të mëhershme në mes vete lidhur me borxhin në të holla- para, të cilin ia kishte të pandehurit pa ja paguar dhe atë shumën prej 930 euro. I pandehuri N. Tarjani ditën kritike e kërkon në telefon dhe pasi nuk mund të kontaktoj, shkon së bashku me vëllain e tij K. Tarjani i cili gjendet në arrati me automjetin e markës “Audi” afër banesës dhe pasi e vërejnë të dëmtuarin në banesën e tij, i pandehuri N. Tarjani shtënë nëntë herë me armë pushkë automatike “Kallashnikov” në drejtim të tij, ndërsa i pandehuri i K. Tarjani shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojnë. Duke e pasur parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale dhe pasojat të cilat i ka kjo vepër penale si dhe mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim antiligjor dhe atë në prezencën e personave tjerë duke e pasur parasysh edhe faktin se i pandehuri është i njohur për gjykatën dhe është recidivist i kryerjes së veprave penale të kësaj natyre, Gjykata Themelore në Prizren i caktoj paraburgimin në afta prej një muaji”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit