4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për rrahjen e të dashurës në Mamushë


Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.M. pasi ka rrahur të dashurën e tij F.M.

Gjykata ka bërë të ditur se më 24 dhjetor në Mamushë, i dyshuari kishte grushtuar të dashurën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe mavijosje në fytyrë.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se i pandehuri me datën 24.12.2018, rrethe orës 01:00 të mesnatës, në Mamushë saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës me iniciale F.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishin në mes vete, meqë të njëjtit janë në lidhje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore dhe mavijosje në fytyrë, të konstatuar sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit