16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e sulmit në Stacionin e Policisë në Prizren

Policia e KosovesGjykata Themelore e Prizrenit, i ka caktuar një muaj paraburgim Shefqet Hallaqit, të dyshuarit për sulmin e së premtes në Stacionin Policor “Alfa” të Prizrenit. Ai dyshohet për katër vepra penale.

’’Gjyqtarja e procedurës paraprake-Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që të pandehurit Shefqet Hallaqi nga Prizreni, t’i caktohet paraburgimi prej një muaji”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Afërdita Kicaj.

Sipas Kicajt, Hallaqi dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 25 tetor 2014 në orën 11:20 dhe do të zgjasë deri me datën 26 nëntor 2014.

Kërkesën për paraburgim e dërgoi në gjykatë prokurori i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Gjykata njoftoi edhe në çfarë e bazoi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

“I pandehuri me dashje e vë në rrezik jetën e njerëzve, me pushkën automatike-kallashnikov hyn në portën e Stacionit Policor “Alfa në Prizren, të cilën armë ia drejton polices S.Gj. e cila ishte në kabinën e kujdestarisë dhe pastaj hyn brenda në Stacion Policor duke gjuajtur në mënyrë të pakontrolluar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata vendimin për paraburgim e arsyeton me faktin se i dyshuari ka kryer edhe më parë vepra penale.

“Duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist, mund ta përsërisë veprën penale, apo edhe ta përfundojë veprën e mbetur në tentativë për të cilën është kanosur”, përfundon njoftimi i gjykatës.

Më Shumë

Shqiptohen 2 mijë e 640 gjoba për një javë, Policia në Prizren godet kundërvajtësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore në kuadër të saj, ka vazhduar me intensitet të...

Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën...

Lajmet e Fundit