14.5 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Një muaj paraburgim të dyshuarit për mashtrim

Gjykata-qekiqiNë Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që ndaj të pandehurit M. S. shtetas i Republikës së Turqisë të caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

‘’Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të M. Sezgin’’, njoftoi Afërdita Kicaj nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

I pandehuri dyshohet se prej datës 5 maj deri më 24 tetor 2014, në orë të pavërtetuar në Prizren, në rrugën ‘’Suzi Qelebi’’ e mashtroi apo vazhdoi lajthimin e personit tjetër.

Ai sipas prokurorisë dyshohet se mashtrimin e ka bërë me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ose duke fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm personit tjetër.

Prokuroria dyshon se i pandehuri e merr nga i dëmtuari Y.Q, automjetin e markës “BMW 560” me targa 04-863-EB, në vlerë prej 12 mijë eurosh, të cilin në bazë të autorizimit të datës 05 maj 2014, ka pasur të drejtë vetëm ta përdorë, mirëpo i njëjti e tjetërson duke ia shitur një personit nga Prishtina.

M. S. do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji që do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24 tetor 2014 në orën 16:30, dhe do të zgjasë deri me datën 24 nëntor 2014.

Më Shumë

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç...

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Lajmet e Fundit