Një muaj paraburgim të dyshuarit për rrahjen në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj V.S. nga Prizreni për dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje’.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit, 19 shtator 2018 deri më 19 tetor 2018.

Sipas arsyetimit të Themelores, më 16 korrik të këtij viti, V.S., bashkë me të pandehurin Y.G., që gjendet në arrati, i kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit E.K. pas një përleshje fizike në rrugën “Flamurtari” të Prizrenit.

V.S. ishte duke vozitur veturën “Golf” gjatë kalimit përballëkalimit me veturën BMW X6 të cilën e drejtonte i dëmtuari. Ata kishin filluar të fjalosen dhe më pas kanë dalë nga automjeti me ç’rast ka filluar rrahja, e ku është përdorur edhe një shufër metalike.

Si pasojë, E.K. kishte pësuar lëndime të rënda trupore, sipas raportit mjekësor të Qendrës Emergjente të Spitalit Regjional në Prizren.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit