Një muaj paraburgim të miturve për grabitje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të miturve me iniciale A.K. dhe A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të grabitjes. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 10.12.2018, e cila do të zgjasë deri me datën 10.01.2019.

Sepse me datën 10.12. 2018 rreth orës 13.30 minuta, në Prizren, në afërsi të Qendrës Tregtare “ABI” , me qëllim të sjell dobi pasurore për vete, pas planifikimit paraprak në mes veti duke vepruar së bashku, dalin në qytet me qëllim për të bërë para dhe shkojnë në afërsi të qendrës në fjalë dhe nga parkingu i Qendrës derisa e dëmtuara me iniciale N.K. po ecte me vajzën e saj të vogël, të njëjtën e përcjellin, dhe i afrohet i mituri me iniciale A.K. dhe arrin që nga krahu të ia merr çantën derisa i mituri me iniciale A.M. ka qëndruar mbrapa tij,dhe pasi e marrin çantën në të cilën e dëmtuara kishte pasur 115 (njëqindepesëmbëdhjetë) euro, një telefon të llojit “Samsung” si dhe letërnjoftimin me vrap largohen në drejtim të një banese në afërsi të qendrës, dhe parat e gjetura në qante i shpenzojnë së bashku.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit