17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Një muaj paraburgim të pandehurit për sulm fizik ndaj motrës së tij në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej kohës së arrestimit me datë 13.02.2018, nga ora 15:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 par.3 të KPRK-së në kuptim të nenit 187 par.1 nën parag.1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.2. dhe 1.2.3. të KPRK-së.

Sepse i pandehuri me iniciale V.S. me datën 13.02.2018, rrethe orës 17.00, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren konkretisht në shtëpinë e tij pas një marrëveshje me të dëmtuarën ( motrën e tij ) përdor forcën ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara si në raportin mjekësor.

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Lajmet e Fundit