-1.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Një rrëfim i gazetës kroate “Ilustrovani List” për Isa Boletinin

isa boletiniIsa Boletini është lindur në Mitrovicë (Fushë Kosovë – Kosovë) dhe është rritur në një mjedis konfliktesh të përhershme. Ishte një burrë i hedhur, guximtar, një njeri i gjithanshëm, por mbi të gjitha veçohej për dhuntinë që kishte për të marrë dhe gjetur përkrahjen në rrethin e tij.

Dhe nuk mund të ishte ndryshe që ai të mos përfshihej në ngjarjet dhe kryengritjet e bashkëkombësve të tij, shqiptarëve. Isa Boletini kishte një aftësi, të cilën rrallë ke mundur ta gjesh tek shqiptarët, e ajo ishte, që ai ka ditur ta vërë në rend ushtrinë e rebeluar.
Ai i ka dhënë frymën e shpirtit të tij njerëzve të vet, prandaj edhe pjesa më e madhe u rritën në duart e tij dhe iu bindën fuqishëm. Kur ai dhe njerëzit e tij sulmonin ndonjë fshat serb, që të hakmerret ndaj një padrejtësie, që t’i ndihmojë ndonjë bashkëkombësi të tij, asnjëherë nuk është thënë: “hyjnë (erdhën) 3000 shqiptarë” por të tmerruar nxitonin duke thirrur “ja po vjen Isa Boletini”.
Për një njeri të tillë është dashur ta kthejë shikimin edhe Sulltan Abdul Hamidi. Si pjesëtar i huaj qeveritar ka pasur ndikim ndaj partisë në pushtet, i cili nuk ka guxuar të nënvlerësohet. Sulltani, të cilin Isa e konsideronte një mysliman të fortë e ka adhuruar si kalif të tij, ai i kishte dhuruar kalanë në Mitrovicë, dhe ia kishte dërguar djemtë në shkollat më të mira, dhe atij përgjithmonë ia kishte liruar duart.

Isa Boletini ishte një udhëheqës karizmatik, ku thirrjes së tij shqiptarët i braktisnin gratë, fëmijët, shtëpitë, dhe kasollet. Pastaj Abdul Hamid u rrëzua nga froni, dhe atëherë erdhi momenti i duhur që Isa Boletini të tregojë dhe t’i ngrejë lart vlerat dhe personalitetin e shqiptarëve.

Pastaj shpërtheu Lufta Ballkanike, andaj Isa Boletini i informuar nga shtabi qendror shqiptar, e kuptoj menjëherë vrasjet nga serbët dhe malazezët, të cilët për çdo moment mund të hyjnë në Shqipëri, pastaj në Carigrad, për t’i dërguar armë dhe municion, ndërsa ai të përgatitet që ta ketë në dorë dhe që të ndalojë hyrjen e serbëve dhe malazezëve në Fushë Kosovë, derisa të arrijnë trupat e rregullta prej 10.00 ushtarëve.

Mirëpo “Qeveria e Turqve të Rinj” nuk i besonte, andaj dhe nuk ia dërgoi armët, të cilat do të mundë t’i përdorte për ta mbrojtur Kosovën nga pushtimi serb, andaj Isa Boletini me disa qindra të besueshëm u detyrua që të largohet në Shqipërinë perëndimore. Kjo ndodhi në kohën, kur Ismail Qemal Vlora në “Luftën Ballkanike” ngriti flamurin shqiptar në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë e pavarur. Rrugës për në Vlorë, Ismail Qemaili u takua me Isa Boletinin në Durrës. Isa iu bashkëngjit një natë para së cilës 3 vjet ishte në Vlorë.

Kur erdhi Princ Wilhelm Wied, dhe vazhduan kundërshtimet ndaj tij, Isa Boletini asnjë natë nuk ka fjetur pa pushkë në dorë. Ai ishte shpresa e të gjithëve. Në të mbështeteshin të gjithë. Kur ai dhe nipi i tij Tafili, i cili ishte i denjë për të, ishin zgjuar, atëherë të tjerët mund të flinin lirshëm. Princi kishte ftuar fisnikët shqiptarë, për t’u këshilluar me ata për ndonjë pozitë inkurajuese.

Aty Isa u ngrit dhe tha:
“Unë ia kisha dhënë besën Sulltanit, sundimtarit tim”. Ndërsa ty ta kam dhënë fjalën time, pasi që e di se ai kurrë me nuk do të jetë sundimtar i Perandorisë Osmane. Unë këtë fjalë nuk e tërheq prapa. Përderisa t’i do të qëndrosh midis nesh, do të luftojmë për ty dhe askush nuk do të guxojë të të afrohet, kush ta do të keqën, mund të kalojë vetëm mbi mua të vdekur dhe mbi shokët e mi të vdekur!

Mund të thuhet, se asnjëherë asnjë pikë alkooli kurrë nuk i kishte prekur buzët e tij, fjalimi i tij ishte i drejtë, me plot ngrohtësi të sinqertë; ai ka mundur që ta godasë vezën në njëqind metra, dhe armikun në njëmijë metra, ka mundur të qëndrojë gjysmën e natës ulur në një stol, pa ngrënë e pa pirë, pa folur asnjë fjalë, dhe asnjë nga shumica e njerëzve duke mos harruar për asnjë sekondë se Isa ishte aty; nuk ka ditur çfarë është gënjeshtra si rrallë kush. Pastaj filloi Lufta e Parë Botërore.

Që nga ai momenti Isa ndryshoi. Mirë e ka ditur, që tani ose kurrë mund të çlirohet Mitrovica dhe e tërë Kosova nga serbët. Mirëpo, qëndroi në Durrës me duar të lidhura, pasi s’ka mundur ta shkelë fjalën që ia dha Princit, dhe u detyrua që të qëndrojë aty.

Kur Princi Wilhelm Wied u largua nga Shqipëria, kërkoi nga Italia që me një barkë ta sillnin atë dhe njerëzit e tij të besueshëm në lumin Buna, në Shqipërinë veriore, afër Shkodrës, sepse do të ishte mëkat të lihej Shkodra të bjerë në duart e serbëve. Prej Shkodrës Isa, u nis maleve deri në Gjakovë, mblodhi qindra njerëz dhe i sulmoi serbët, mirëpo u tradhtua nga një dezertor. Pasi njësiti i tij i vogël sa nuk u shkatërrua, u kthye në Shkodër dhe aty ra në duart e malazezëve.
Isa Boletini dyqind herë ishte në flakë, dhe duke lënë shpirtin e tij në luftën të përgjakshme kundër malaziasve, duke i pritur njësitet Austro-Hungareze. Tani përfundimisht po përgatitej çlirimi i Shqipërisë, për të cilën kishte luftuar Isa Boletini, por këtë nuk mundi ta presë kurrë.

Më Shumë

Bëhet pastrimi i borës në rrugët e fshatrave malore të Suharekës, kryetari Muharremaj në terren

Komuna e Suharekës ka nisur pastrimin e borës në rrugët e fshatrave malore për të siguruar kalueshmërinë dhe lëvizjen e lirë të banorëve. Kryetari i...

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen...

Lajmet e Fundit