3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Një vepër që ka nisur në vitin 1966, çfarë po shkruan Rexhep Qosja? (VIDEO)

Akademiku Rexhep Qosja ka zbuluar në një intervistë në A2 CNN se vepra e tij e radhës do të jetë një rrëfim në ditar.

Ky do të jetë vëllimi i fundit i një pune, e cila ka nisur që në vitin e largët 1966, kohë në të cilën u dënua politika e dhunës e Shërbimit të Sigurimit të Brendshëm të Jugosllavisë në Kosovë ndaj shqiptarëve.

“Vepër që i takon llojit të veprave që mjerisht janë shkruar rrallë në letërsinë shqipe. Do të shkruaj ditarin, jam në moshë dhe do të bëj një bilanc të punës sime. Unë po shkruaj ditar. Mund të çuditeni, por po shkruaj vëllimin e fundit. Të parin e kam filluar në vitin 1966 kur u dënua politika e dhunës, e terrorit, e Shërbimit të Sigurimit të Brendshëm të Serbisë e të Jugosllavisë në Kosovë ndaj Shqiptarëve, e cila kishte për qëllim të shpërngulen sa më shumë shqiptarë. Unë e filloj ditarin në vitin 1966 dhe tani, këtë të fundit, vëllimin e nëntë, e përfundoj në ditën e shpalljes së Kosovës shtet i lirë, sovran”, u shpreh akademiku Rexhep Qosja.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit