8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Një vit burg të akuzuarit për vjedhje të parave në Prizren

Për një vjedhje që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Themelore në Prizren e gjeti fajtor dhe dënoi me 1 vit burg efektiv.

Në një njoftim të Gjykatës Themelore të Prizrenit bëhet e ditur se përpos dënimit me burg, i akuzuari u dënua edhe me gjobë.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300,00 (treqind) euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ky dënim ndaj të akuzuarit u shqiptua pasi që sipas aktakuzës, më datë 21 dhjetor 2015, rreth orës 22.00 në Prizren në lokalin “Apetit” duke vepruar së bashku me një të mitur, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kryejnë vjedhjen, në atë mënyrë që pas planifikimit paraprak duke e shfrytëzuar orët e natës, shkojnë në lokalin e të dëmtuarit dhe duke vepruar me forcë i pandehuri me iniciale F.B. e thyen derën e lokalit derisa i mituri qëndron te dera e lokalit për të bërë roje dhe nga aty marrin shumë të konsiderueshme parash.

Dënimi i shqiptuar nuk është i formës së prerë dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G ,...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Delirium

Lajmet e Fundit