23.3 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Njësitet policore në SHBA përgjonin edhe shqiptarët

policia amerikanePolicia e Nju Jorkut ka shpërndarë një njësi të policisë së fshehtë të agjentëve civilë, detyrë operative e të cilëve ishte spiunazhi dhe përgjimi i komuniteteve etnike me përkatësi fetare myslimane. Që nga viti 2003 deri në janar të këtij viti, në shënjestër hetimi të kësaj njësie ishin edhe shqiptarët që vijnë nga shtetet dhe trojet e tyre në Ballkan, ‘pa dallim feje.’
Ky program i përgjimit dhe spiunimi ndaj komuniteteve të caktuara fetare pati nxitur sfida ligjore dhe zemërim në mesin e qytetarëve, sidomos komuniteteve në shënjestër dhe objekt hetimi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, shkruan RTK.

Njësia Demografike, ishte emri i skuadrës së përgjimit që operonte në lagje të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit, duke analizuar dhe survejuar institucionet fetare, klubet shoqërore, objektet rekreative, dyqanet, etj., nga përditshmëria e myslimanëve, gjë që kishte krijuar një luftë psikologjike ndaj tyre. Në hartat që ishin krijuar nga kjo njësi tregohej se ku jetonin myslimanët, në cilat restaurante apo kafene frekuentonin, ku luteshin, ku blinin ushqimet, ku i prenin flokët, etj. Kjo njësi operative ishte krijuar në vitin 2003 me ndihmën dhe udhëzimet e oficerëve të CIA-së, agjencisë amerikane të zbulimit. Qëllimi i krijimit të saj ishte që të mësonte për lokacionet e mundshme të ashtuquajtura “pikat e nxehta” të radikalizmit dhe militantëve islamik dhe zbulimin e komploteve të mundshme terroriste.

Pas marrjes së detyrës në janar të këtij viti, Kryetari i ri Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, duket se ka urdhëruar pushimin e aktivitetit dhe shpërndarjen e kësaj njësie,
Në raportin e nesërm do t’ju njoftojmë se: Cilat lagje dhe cilat objekte në New York me pronarë shqiptarë ishin në shënjestër hetimi?

Më Shumë

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit protestojnë pas një jave pa energji elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjese të Nashecit në komunën e Prizrenit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mungesën e energjisë elektrike,...

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan. Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Lajmet e Fundit