Nora Kelmendi emërohet drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrës në Prizren

Nora Kelmendi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren.

Emërimi i saj është bërë sot, raporton PrizrenPress.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Sot në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër kam emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë”, ka bërë të ditur Haskuka.

“Falënderoj drejtorin e deritanishëm, z. Bajrus Sezairi, për punën e realizuar në përmirësimin e shërbimeve në DGJK, kurse drejtoreshës Kelmendi dhe stafit të saj i uroj punë të mbarë në reformat e brendshme për shërbime edhe më kualitative”.

“Me këtë rast, më lejoni që të shpreh kënaqësinë që tanimë gjashtë drejtori të Komunës së Prizrenit janë nën udhëheqjen e grave të suksesshme, me të cilat do të vazhdojmë të punojmë drejt përmbushjes së zotimeve tona!”/ PrizrenPress.com

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit