S’është vikend, por shikoni kolonën e gjatë në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë

Jemi mësuar që çdo vikend të shohim kolona të gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Por një gjë e tillë ndodhi edhe sot, pavarësisht se është ditët e mërkurë.

Kolona të gjata u vërejtën pikërisht në pikën kufitare, ku shumë kosovarë u detyruan të presin për orë të tëra.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet edhe më qartë kolona e shkaktuar, teksa një gjë të tillë jemi mësuar ta shohim më shumë përgjatë vikendeve.

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Lajmet e Fundit