25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Norvegjezja e denoncon për përdhunim, shqiptari: Gënjen, ajo mu lut vetë

Një 23-shqiptar, punonjës i një hoteli, është lënë i lirë dje nga një gjykatë në ishullin grek të Rodosit, pasi u arrestua pas denoncimit të bërë nga një turiste 18-vjeçare norvegjeze.

23-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua mëngjesin e së martës në zonën ishullore të Ialysos, pas kallëzimit të një 18-vjeçareje, e cila pretendonte se ishte detyruar nga 23-vjeçari që të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazhin kryesor të Ialyssos.

E reja tha se pasi e takoi shqiptarin, ecën së bashku në plazh dhe pasi pinë alkool, shqiptari e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të, raporton Syri.net.

Por, ky i fundit, i ka mohuar akuzat. Madje, ai tha se 18-vjeçarja erdhi vetë te ai dhe ishte ajo që këmbënguli për të kryer marrëdhënie.

Madje, shqiptari, ka ndërmend të ngrejë akuza për kallëzim të rremë ndaj 18-vjeçares, shkruajnë mediat greke./Syri.net

Më Shumë

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Lajmet e Fundit