Te Sokaku i të marrëve

Shkruan: Enver Sulaj

E di

Fjalët mund të zënë myk e gjuha të lidhet nyjë
Asgjë s’pipëtin sot as kur stuhia rrëzon malin
Ti vazhdo ritin e moçëm

Pa ditur se te Sokaku i të marrëve ne shohim veten
E gjunjtë na këputen e s’na mbajnë as kalldrëmet
As shkallët prej druri të kalbur

Ndër buzë më dridhet vargu e bimbashi bie përtokë
Kë të këndoj më parë Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin…
Apo më mirë të pi një kafe me raki shtëpie
Aty në mes të tri rrugëve
Sa për të mbytur angështinë e mallit për ty

Po largohem e s’di vërtet a të pashë apo më bënë sytë
Rrugët s’paskan ndërruar emrat, as ngjyrat
Janë po ato-me madhështinë e çmendurinë

Herën tjetër
Do të rri më gjatë
Ta shoh edhe natën si të rri në trup

Gjirokastër, 3 maj 2015

Më Shumë

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit