0.6 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

Nuk kalon projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike e as Buxheti për vitin 2021

Në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka mbetur për një mbledhje tjetër.

Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini, ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër.

“Dy projektligjet të mos hidhen në votim sot, të shtyhen në një ditë tjerët”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Jemi në një situatë shumë të palakueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i qytetarëve. Unë po i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që të ulet me grupin tonë parlamentar dhe të marrë parasysh rekomandimet, në momentin që ato merren parasysh, PDK do ta mbështesë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, u ka premtuar se do të merren parasysh të gjitha rekomandimet që janë në harmoni me ligjin.

“Ne kemi bërë ftesë vazhdimisht, unë premtoj se krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi premtoj se do të merren parasysh”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se po kërkojnë që të mos jetë retorikë por kryeministri të ulet dhe me opozitën që t’i merr parasysh amendamentet që i kanë propozuar.

“Po kërkoj që të mos jetë retorikë, por kryeministri si propozues të ulet edhe me opozitën që t’i merr parasysh se amendamentet që i ka propozuar PDK janë të thjeshta. Jemi të gatshëm edhe sot të ulemi dhe t’i japim rrugë, por këtë duhet ta bëjë kryeministri i Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Më Shumë

Edhe një shërbim për qytetarët e Malishevës kthehet në regjionin e Prizrenit

Gradualisht ka filluar kthimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës, nga Regjioni i Gjakovës në Regjionin e Prizrenit. Sot, ministri i Ministrisë...

Ja kush përfiton nga programi i Rimëkëmbjes Ekonomike prej 222 milionë eurove

Qeveria e Kosovës ka vendosur se si do të shpenzohen paratë e ndara për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Gazeta Blic. Nga kjo shumë, mbi 40 milionë...

Ariu shfaqet në Prizren, publikohet video

Ndërkohë që rrugët e malet janë të mbuluara me borë, një kafshë u pa në një fshat të Prizrenit. Përmes një videoje të publikuar nga...

Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj N'ma t'mirën faqe të letrës gërrithat e fjalës notojne mbi kujtime vjeshtake E sa herë shkeli mbi gjethe t'harrume Më vjen zani yt si za fyelli, si...

Aksion i policisë në Prizren, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Kelani ka treguar...

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po...

Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Dega e LDK-së në Rahovec ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë. Përveç Avdullah Hotit, që është edhe i nominuari për kryeministër...

Gjermania dhuron pajisje të rëndësishme për Policinë e Kosovës

Sot, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman. Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së...

Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Pos Vetëvendosjes, LDK-së e AAK-së, edhe PDK ka përfshirë kandidat për deputet që janë dënuar. Gazeta Blic merr vesh se Argjend Tasholli është “eliminuar” nga...

AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, AKR-ja po...

Statistikat zyrtare, kaq paguhen kosovarët në vend, Gjermani e Zvicër

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen...

I jepet lamtumira 15-vjeçarit që u vra me thikë dje në Prizren

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët...

Gratë e familjes së Bajram Currit, princeshat dhe hanëmllaret e Kosovës

Nuk flitet shumë për të, por ajo ka pasur një jetë me vuajtje e me gëzime, një fazë vuajtjesh e një fazë lumturie, ndonëse...

Dragash:Dëgjohen dëshmitarët, në rastin ku të pandehurit po akuzohen se kanë penguar Policinë e Kosovës

Me dëgjimin e dëshmitarëve Florim Hoti dhe Sedat Ramadani, ka vazhduar seanca gjyqësore, në rastin ku të pandehurit Rexhep Kamberi, Hysni Danjalli, Shukri Asllani,...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...

Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

I biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të...

Lajmet e Fundit