8.8 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Nuk vuan nga asnjë sëmundje, mbushi 104 vjet por e ka dëshirë vdekjen

Profesori David Goodall, ka mbushur 104 vjeç ndërsa llogaritet të jetë shkencëtari më i moshuar në Australi.

Por, Goodall në festën e ditëlindjes ai pati një dëshirë të pazakontë e të padëgjuar ndonjëherë nga dikush që gëzon shëndet të plotë, transmeton Klan Kosova.

Ai ka pranuar se nuk vuan nga ndonjë sëmundje por preferon të shkojë në Zvicër për të praktikuar vdekjen e asistuar pasi kjo është e ndaluar në Australi.

”Do doja të isha 20 – 30 vjet më i ri. Nuk jam i lumtur. Dua të vdes. Nuk është gjë veçanërisht e trishtueshme. E trishtueshme është të ndjesh peshën e moshës”.

Botanisti 104 vjeçar madje ndjen keqardhje që ka arritur të përjetojë këtë moshë.

”Mendoj që një i moshuar si unë duhet të ketë të gjitha të drejtat, përfshirë edhe mundësinë e vdekjes së asistuar”, ka thënë ai shkruan The Guardian, njofton Klan Kosova.

“Cilësia e jetës së tij ka degraduar dhe për këtë arsye ka vendosur të lërë takim me një agjenci për vdekjen e asistuar në Bazel”, bëjnë të ditur avokatët e eutanasisë.

Çështja e tij ka rihapur debatin për eutanasinë. E ndaluar në shumë vende të botës, kjo praktikë nuk lejohej as në Australi, deri vitin e kaluar, kur shteti i Victorias e bëri të ligjshme.

Ligji do të hyjë në fuqi në qershor 2019 dhe do të aplikohet vetëm për të sëmurët me sëmundje të pashërueshme, të cilët janë të aftë të kuptojnë e të dëshirojnë e që nuk kanë më tepër se gjashtë muaj jetë.

Edhe shtete të tjerë të Australisë e kanë diskutuar legjitimitetin e eutanasisë, i fundit ishte New South Wales, vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Prizreni tregoi se është gati për një të ardhme më të mirë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prizren. "Prizreni sonte...

Abdixhiku në Suharekë premton 5 miliardë euro investime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të...

Lajmet e Fundit