11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Vdes artisti senegalez – Kosova i dërgon letër Senegalit

Ndoshta pak njerëz e kanë ditur se Kosova ka një Ambasadë të veten në shtetin afrikan, Senegalin. Ndoshta sepse edhe aktivitetet e kësaj ambasada përmenden rrallë në media.

Mirëpo, më në fund, këtë të hënë mediat senegaleze kanë publikuar një letër që Kosova i ka dërguar presidentit të Muzikës dhe Arteve të Senegalit, Abdoulaye Mamadou Guissé, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e artistit Habib Faye.

Siç shihet në letër, dërgesën e ka realizuar Ramadan Gashi, ambasadori i Kosovës në Senegal.

Artisti Habib Faye humbi jetën javën e kaluar. Ai ishte anëtar i bendit muzikor senegalez, Super Star. /Insajderi.com

Më Shumë

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit