Nusja rrah vjehrrit në Prizren

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi që e njëta ka sulmuar fizikisht vjehrrit e saj, duke i bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit