Nusja vret veten një ditë pas dasmës, arsyeja e tmerrshme

Një burrë është akuzuar për shtytje drejt vetëvrasjes së bashkëshortes, pasi dyshohet që i ka bërë presion asaj për ta bërë testin e virgjërisë, për t’i refuzuar rezultatet më pas.

Rajabbi Khurshed, 18 vjeçe, vrau veten duke pirë një dozë vdekjeprurëse të uthullës, 40 ditë pas dasmës me 24-vjeçarin Zafar Pirov përmes mblesërisë.

Duke folur për Radio Evropa e Lirë, familja e Khurshed, e cila vendosi bashkimin, tha se vajza e tyre u tha në shtratin e vdekjes se ishte ndjerë nën presion masiv për të pranuar kërkesat e Pirovit për një grua të dytë, dhe se më nuk mund të duronte.

Pirov mund të ballafaqohet me tetë vjet burg nëse shpallet fajtor për nxitje të vetëvrasjes.

Testet e virgjërisë për gratë para martesës janë të zakonshme në Taxhikistan, ku seksi i rastësishëm konsiderohet si i papranueshëm nga ana shoqërore.

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit