Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka pritur në takim nxënësit e katër shkollave fillore të Rahovecit, të cilët kanë marrë pjesë në njw kurs për avancimin e gjuhës angleze në qytetin e Sauth Devon në Angli, ku për një javë kanë ndjekur kurs dhe kanë vizituar disa qytete dhe fshatrat në pjesën e Devonit veror.
Nxënësit e njoftuan kryetarin me qëllimin e kësaj vizite, ku sipas tyre qëllimi i vizitës ka qenë avancimi i gjuhës angleze përmes një kursi intensiv me mësimdhënës Anglez, i cili ka zgjatur një jave.
Në kuadër te kursitkanë zhvilluar edhe vizita të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave në pjesën e Devonit verior.
Qytetet të cilat janë vizituar janë: Barnstaple, Infracoombe, Woolacombe, Toorbay, fshatrat Lynton dhe Lynmuth dhe fshati i peshkatarëve Clovelly. Poashtu nxënësit kanë vizituar edhe oqeanin atlantik, muzeun e qytetit ne Barnstaple dhe muzeun e fshatit Clovelly.
Vehapi, i përgëzoj për vizitën e bërë në qytetin Sauth Devon të Anglisë dhe i premtoj se edhe në të ardhmen, Komuna do të i ndihmoj me mjete financiare për vizita të ngjashme apo edhe të tjera të cilat janë në interes të nxënëseve.
Në kursin i cili është ndjekur në qytetin Sauth Devon, kanë marrë pjesë 22 nxënës të moshave 13 dhe 14 vjeç të katër shkollave fillore si ShFMU“Bekim Sylka”, “Isa Boletini”, “7 Shtatori” dhe “Ardhmeria”, në qytetin e Rahovecit.
Për realizimin e vizitës së nxënëseve në Angli, ka ndihmuar edhe Komuna e Rahovecit e cila ka ndarë mjete financiare për realizimin e kësaj vizite