7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se në këtë proces do të marrin pjesë gjithsej 530 nxënës nga 18 shkolla të komunës.

“Sot, në Prizren ka filluar të mbahet testi vlerësues ndërkombëtar PISA. 530 nxënës nga 18 shkolla do të marrin pjesë në këtë test, i cili mat aftësitë reale të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë”, tha  Veselaj-Gutaj.

Sipas saj, se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Shpreh mirënjohje për drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit për angazhimin maksimal dhe për përkrahjen e dhënë nxënësve me qëllim që të arrijnë rezultate sa më të mira”, u shprreh Veselaj-Gutaj.

Drejtoresha e gjimnazit “Gjon Buzuku”, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, tregoi se institucioni që ajo drejton ka punuar me përkushtim për të përgatitur nxënësit për këtë test të rëndësishëm.

“Si shkollë, kemi bashkëpunuar ngushtë me nxënësit për t’i përgatitur ata sa më mirë dhe për të treguar sukses në testin PISA”, u shpreh ajo./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit