7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Nxënësit në Zym, bojkotojnë mësimin, nuk e duan mësuesen e re!

Vendimi i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Prizrenit që t’ia shpall kundërligjshëm të lirë vendin e punës mësimdhënëses Samire Çoçaj, në shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit, ka rebeluar prindërit.

Ata tash e tri ditë u kanë ndërprerë mësimin fëmijëve të tyre, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë mësuesen e re, Sadete Shala.

Njëri nga prindërit, i cili nuk e ka lejuar fëmiun e tij të shkojë në shkollë tash e tri ditë, i ka thënë Gazetës Blic në asnjë mënyrë nuk do ta pranojnë mësuesen e re.

“Mësimdhënëses Samire Çoçaj kundërligjshëm i është shpallë i lirë vendi i punës. Ne nuk do ta pranojmë mësuesen e re. Bojkoti do të vazhdoj derisa Drejtoria e Arsimit të tërhiqet nga ky vendim”, tha ky prind në kushte anonimiteti.

Gazeta Blic ka marrë vesh se prindërit e kanë nënshkruar edhe një peticion, të cilin ia kanë dërguar edhe Drejtorisë së Arsimit në Prizren, mirëpo që nuk e ka marrë parasysh.

Ndryshe, Çoçaj në shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit është punësuar në vitin 2012.

Është e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Edukimit në Prizren.

Çoçaj tregon se nga kjo kohë ka punuar në mënyrë të rregullt.

“Kam punuar dhe nënshkruar kontrata të rregullta të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit”, shprehet aj

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit