7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Nxënësit shqiptarë të shkollës shqipe në Gjermani vizituan Rahovecin

Rahoveci5-22Në kuadër të shkëmbimeve kulturore Gjermani-Kosovës, një numër nxënësish dhe mësimdhënësish të shkollës në gjuhën shqipe në Dortmund, Sundern dhe Arnsberg të Gjermanisë, si dhe drejtues gjermanë të dy shkollave, kanë vizituar komunën e Rahovecit. Në pritjen e organizuar nga shkolla fillore “Isa Boletini” u shfaq program artistik nga nxënës të kësaj shkolle dhe nxënësit e shkollës në gjuhën shqipe në këto qytete.

Kryetari i komunës Smajl Latifi tha se mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani dhe e autoriteteve gjermane për këta fëmijë ka qenë jashtëzakonisht e mirë. “Presim që këto kontakte të vazhdojnë dhe të intensifikohen, sepse kjo i shërben shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy popujve”, tha Latifi.

Kurse, drejtori i shkollës “Isa Boletini”, Sakip Kryeziu, tha se vizitat e tilla janë të rëndësishme, sepse ju shërbejnë nxënësve e mësimdhënësve për bartjen e përvojave pozitive, duke potencuar faktin se me këto përvoja do të ndjehemi më të pasur me ide pozitive.

Një falënderim të veçantë ka shfaqur edhe ideatori i kësaj vizite mësuesi i shqipes Kemajl Çallaku. Ai tha se është detyrë e jona që të kujdesemi për fëmijët e dëshmorëve, prandaj organizimi i vizitave të tilla do të ndikojë pozitivisht edhe në transmetimit të mesazheve miqësore ndërmjet dy vendeve tona.

“Presim që në të ardhmen këto kontakte të jenë më të shpeshta, sepse kjo i ndihmon ruajtjes së traditës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Njëkohësisht do të ndikojë në njohuritë e fëmijëve kosovarë për popullin gjerman dhe anasjelltas. Këto do t’na sjellin më afër integrimeve kulturore e më pas edhe integrimeve tjera”, tha Çallaku.

Ndërkaq, drejtorët e shkollave gjermane Bernd Bruns dhe Andreas Schauerte, falënderuan autoritetet komunale, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Isa Boletini” për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe u shprehën të bindur se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ata deklaruan se pritja është jashtëzakonisht e ngrohtë, ndërsa përjetimi është shumë miqësor.

Miqtë nga Gjermania më pas kanë shijuar një koncert të nxënësve të shkollës së ulët të muzikës në Rahovec, ku i ka përshëndetur menaxheri i shkollës profesor Naser Dula. Vizitën në Rahovec delegacioni gjerman e ka përfunduar në “Shtëpinë e verës”. Ndërsa fëmijët nga Gjermania janë strehuar në familjet rahoveciane, ku kanë gjetur pritje të ngrohtë e miqësore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit