20.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Muja krenohet me vlerat e luftës

muja te shoqatatKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me përfaqësuesit e shoqatave  të dala nga lufta  e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

“Ardhja jonë për të ju vizituar po bëhet në kuadër të takimeve të cilat po u bëhen kategorive të dala nga lufta. Ç’do herë  që të jemi afër jush, marrim energji të reja dhe motiv për punët e përditshme në interes të qytetarëve të komunës sonë. Partia Demokratike e Kosovës është subjekt politik që është e brumosur nga lavdia dhe sakrifica e brezave të tërë që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha Muja.

Bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu, tha  ndërkaq se “kur jemi para jush ndihemi si në shtëpinë tonë, pasi që në vijmë nga radhët tuaja dhe i njohim më mirë se çdo kush tjetër vlerat dhe sakrificat e veteranëve të luftës”. “Andaj për këtë arsye PDK-ja, ka pasur dhe ka në gjirin e saj numër të konsiderueshëm të veteranëve të luftës dhe kjo është vlera që  na përfaqëson”.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve Selim Krasniqi, u shpreh i kënaqur me vizitën. Ai tregoi se dyert e Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Muaj kanë qenë të hapura për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së sa herë që ata kanë pasur nevojë.

Ndërkaq,  gjatë vizitës me Shoqatën e Familjarëve të Dëshmorëve të komunës së Prizrenit, Muja dhe bashkëpunëtorët e tij janë pritur ngrohtësisht  edhe nga përfaqësuesit e kësaj shoqate.

“Ndihem tepër krenar që gjatë mandatit qeverisës që po lëmë pas kemi përmbushur njërin prej synimeve tona për t’ju siguruar kushte banimi për 82 familjar të dëshmorëve të komunës sonë.Ne zotohemi se në vitin e ardhshëm të gjithë familjarët e dëshmorëve do gëzojnë të drejtën për tu siguruar me kushte banimi, si dhe me të gjitha benifitet dhe privilegjet që me të drejt i meritojnë kjo kategori e çmuar e shoqërisë sonë”.
Gjithashtu Muja, ka vizituar edhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës , me ç’rast  është pritur nga kryetari i shoqatës, Burim Shala dhe anëtarë tjerë të Kryesisë. “Vlerat e çmuara njerëzore dhe gjakun e derdhur për liri në as një moment nuk do i harrojmë ato do çmohen dhe do jenë udhërrëfyes për ne”. /PrizrenPress.com/

Dy të vdekur pas një sulmi nga një ari në Parkun Kombëtar Banff të Albertas, Kanada

Dy persona janë gjetur të vdekur pas një sulmi nga një ari në Parkun Kombëtar Banff të Albertas, tha në një deklaratë Parks Canada. Sipas...

Në rigjykim, ish-inspektori deklarohet i pafajshëm për mosrrënimin e ndërtimeve pa leje në Prizren

Ish- inspektori i ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën se ka kryer dy vepra penale të korrupsionit. Ai...

Lajmet e Fundit