Shumë punë për heqjen e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, është mbushur optimizëm se brenda tre muajve Qeveria e Kosova do t’i implementojë të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizim të Vizave.

Madje, vetëm gjatë këtij muaji Çollaku u ka premtuar përfaqësuesve të Francës dhe atyre të Italisë se Kosova deri në qershor do t’i përmbushë të gjitha kriteret e mbetura për heqjen e vizave.

Mirëpo, për këtë optimizëm përfaqësuesit e opozitës dhe ata të Shoqërisë Civile thonë se deklarata e ministrit më shumë është politike sesa realiste. Madje, ata thonë se për t’i përmbushur kriteret deri në qershor duhet të miratohen një sërë ligjesh, të cilat nuk janë sjellë akoma nga Qeveria.

Nënkryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Valdete Bajrami, thotë se në Komision ende nuk janë sjellë ligjet që duhen miratuar…/zeri/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit