11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Obama insiston në kontrollimin e armëve edhe në Florida

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se terrorizmi do të ndalet brenda dhe jashtë SHBA-ve, derisa ka vlerësuar se politika amerikane e ka bërë shumë të lehtë që njerëz me çrregullime të blejnë armë zjarri të fuqishme.

Obama i ka bërë këto komente më 16 qershor në Orlando të Floridas, pasi është takuar me persona që i mbijetuan sulmit në një lokal nate për homoseksualë dhe familjarët e 49 viktimave.

Sulmuesi Omar Mateen, kishte deklaruar besnikëri për grupin militant, Shteti Islamik, derisa e kryente sulmin më 11 qershor.

Sulmi, ku është përdorur armë gjysmëautomatike, ka rikthyer thirrjet publike për ligje që kontrollojnë shitjen e armëve.

Obama ka thënë se ligjvënësit amerikanë duhet “të shfrytëzojnë rastin dhe të miratojnë ligjin për kontrollimin e armëve”.

Ai ka thënë se derisa ushtria dhe shërbimet e inteligjencës do t’i luftojnë grupet ekstremiste, qeveria nuk mund të kap çdo “person të çmendur”.

“Fatkeqësisht politika jonë e ka bërë shumë të lehtë për një terrorist apo thjeshtë një person me çrregullime…që të blej armë jashtëzakonisht të fuqishme, dhe se ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore”, ka thënë Obama./rel

Më Shumë

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit