9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në periudhën afatshkurtër, për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Anëtarët e komitetit zgjodhën kryesuesin e tyre, Erëmal Bajrami nga kompania KFC, i cili tha se është i gatshëm të udhëheq komitetin dhe të kontribuojë maksimalisht në mënyrë që ky komitet të realizoj objektivat e tij dhe të tejkaloj sa më shpejtë krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, thuhet në komunikatën për media.

“Përmes këtij komiteti do të harmonizohen kërkesat dhe qëndrimet konkrete të bizneseve anëtare të industrive përkatëse, të cilat synojnë të lehtësojnë ambientin e të bërit biznes në periudhën afatgjatë, disa prej të cilave përfshijnë uljen e TVSH-së për sektorin e gastronomisë, avokimin për themelimin e agjencive licencuese, si dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës sa i përket turizmit, mes të tjerash”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.

Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit do të shërbej si katalizator për gjenerimin e rekomandimeve konkrete tek institucionet qeveritare dhe të gjithë hisedarët tjerë, thuhet tutje.

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Lajmet e Fundit