Salah me stil të ri të flokëve (Foto)

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndërruar stilin e tij të flokëve.

Ky ndryshim ka habitur tifozë të shumtë dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e tifozëve në rrjete sociale.

Salah e ka mbajtur të njëjtin stil të flokëve që nga kthimi i tij në Premierligë në vitin 2017 dhe ai stil i flokëve ishte bërë pjesë kyçe e imazhit të tij për tifozët.

Egjiptiani e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta publikuar një fotografi me stilin e ri të flokëve, që i la tifozët të befasuar.

28-vjeçari i ka shkurtuar dukshëm flokët anash dhe disa tifozë u shprehën të zhgënjyer me këtë ndryshim, duke shkruar se duan ta shohin sërish lojtarin e tyre të zemrës me stilin e tij “ikonik”.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit