27.5 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Oda e Mjekëve reagon për kanosjen dhe tentim sulmin ndaj një infermieri në Prizren

Oda e Mjekëve ka reaguar për kanosjen dhe tentim sulmin ndaj një infermieri në Prizren.

Sipas kësaj Ode, kanosja dhe tentim sulmi ka ndodhur nga një familjar i një pacienti që e kishin transportuar nga Prizreni në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Nga Oda e Mjekëve kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat e kanosjes dhe tentim-sulmit.

Reagimi i plotë:

Reagim për kanosjen ndaj infermierit

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar nga Zahadin Destani, infermier i anestezionit në Prizren për një kanosje dhe tentim sulmi që ka ndodhur nga një familjar i një pacienti që e kishin transportuar nga Prizreni në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

OIK, kërkon nga organet e hetuesisë që janë njoftuar me rastin, që të zbardhin rrethanat e kanosjes dhe tentim-sulmit ndaj infermierit dhe të ndërmirren veprime ligjore ndaj kujdo që kanosë apo sulmon punonjësit shëndetësorë.

OIK, shprehë keqardhje për këto kanosje dhe shpeshtim të sulmeve karshi mantelbardhëve dhe inkurajon qytetarët si dhe komunitetin që për çfarëdo kontesti, të shmangin format violente, duke zgjidhur ato në rrugë institucionale.

Me respekt

OIK

Më Shumë

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që nis më 16 qershor do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe...

Në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person godet tjetrin me mjet të fortë

Një person dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë një tjetër në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Rasti ka ndodhur mes personave që ishin...

Lajmet e Fundit