8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Oda e Mjekëve të Kosovës: Deklaratat e Bislimit janë mohim i gjendjes së rëndë kronike

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për deklaratat e bëra dje rreth migrimit të mjekëve kosovarë në Gjermani.

Bislimi tha se mjekët në Kosovë kanë ikur dhe do të ikin gjithmonë, por mjekët kosovarë shkojnë në Gjermani sepse mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë.

Në lidhje me këtë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm që i është bërë mjekëve për vite me radhë është shkak që sot vije deri të injorimi i personelit shëndetësor.

Sipas tyre, braktisja e mjekëve kosovarë ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishëm janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e kompensimit të pagës.

“Duke qenë se si organizatë profesionale e cila përmes kompetencave ligjore dhe organeve administrativ vrojtojmë gjendjen  e personelit mjekësor, Oda e Mjekëve të Kosovës shprehë zhgënjimin ndaj deklarimeve të zv. Kryeministrit Besnik Bislimi, i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e ikjes së mjekëve kosovarë me mjekët gjermanë”, thuhet në reagimin e OMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se në  kushtet në të cilat punojnë mjekët e Kosovës, pasigurinë sociale të cilën sipas OMK-së e ballafaqojnë për çdo ditë e rrezikshmëria e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani sepse mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë është mohim i gjendjes së rëndë kornike, sipas tyre.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Odës së Mjekëve të Kosovës:

Më Shumë

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

LDK-ja në Prizren ende pa vendim për balotazh, Selmanaj: Brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do...

Lajmet e Fundit