4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Opozita e pakënaqur me një konkluzion të kryetarit, braktis seancën e Kuvendit të Prizrenit

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi. Anëtarët nga radhët e partive opozitare kanë braktisur punimet e kësaj seance, në shenjë pakënaqësie me një konkluzion të kryetarit të Komunës, me të cilin sipas opozitarëve kërkohet largimi i partive politike nga zyrat që janë pronë komunale.

Në hapje të seancës, shefat e grupeve të këshilltarëve nga radhët e partive opozitare kanë kërkuar nga kryetari që ta anulojë konkluzionin e tij lidhur me zyrat e partive politike. Në të kundërtën kanë theksuar se nuk marrin pjesë në mbledhjen e KK-së.

Por kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka theksuar se në këtë rast është vetëm duke e zbatuar legjislacionin në fuqi.

“Çështja s`është në dorën time. S`mund ta tërheq, sepse nuk dua të bëj shkelje ligjore”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se këtë çështje e ka diskutuar me përfaqësuesit e partive politike dhe se është munduar që ta sqaroj e të gjej zgjidhje në përputhje me ligjin.

Ndërkohë nuk kanë dhënë ndonjë rezultat as propozimet e kuvendarëve të caktuar që të zhvillohet një takim mes shefave të grupeve të këshilltarëve dhe kryetarit për ta gjetur një gjuhë të përbashkët për këtë çështje. Si rrjedhojë, opozitarët kanë braktisur sallën e KK-së, dhe kryesuesi në mungesë kuorumi e ka mbyllur seancën./KOHA/

https://www.koha.net/kosove/265843/opozita-e-pakenaqur-me-nje-konkluzion-te-kryetarit-braktis-seancen-e-kuvendit-te-prizrenit/

Më Shumë

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Lajmet e Fundit