4.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Opozita po synon pushtetin përmes destabilizimit

Qëllimi i partive opozitare në Kosovë është që të vijnë në pushtet përmes destabilizimit të situatës në vend, e cila strategji është shumë e dëmshme për vendin.

Kështu ka deklaruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se një iniciativë e tillë nuk përkrahet as nga qytetarët e as nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, pavarësisht një agjende të dominuar nga vendime të mëdha dhe bllokada që i është bërë Kuvendit, shumica e programit të Qeverisë është zbatuar në vitin e parë.

Ai ka shtuar se agjenda e ekzekutivit po ecën sipas parashikimeve dhe të gjitha premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore po jetësohen çdo ditë.

“Gjatë vitit të parë të qeverisjes janë bërë reforma rrënjësore në fushën e ekonomisë, gati janë trefishuar investimet e jashtme, kemi forcuar subjektivitetin ndërkombëtar duke u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe rajonale, kemi rritur investimet në bujqësi, kemi rritur 25% përkrahjen e asistencës sociale, rritjen e pensioneve”, ka thënë Abrashi.

Zëdhënësi i ekzekutivit në këtë intervistë ka folur për të arriturat kryesore të kësaj Qeverie në 12 muajt e parë të saj, ndërsa ngecjet kryesore, sipas tij, kanë qenë të natyrës politike për shkak të bllokimit të Kuvendit nga opozita..

Më Shumë

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lajmet e Fundit