15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Opozita me qendrime të ndryshme

EULEX-kosovePartitë opozitare kanë mendime të ndryshme sa i përket ndryshimeve në Eulex, ndër të tjera përfshihet edhe emri i misionit. Deputeti i LDK-së Arben Gashi thotë se lëvizjet duhet të bëhen në konsultim me BE-në e jo siç ka vepruar deri tani qeveria me strategjinë për përfundimin e misionit të EULEX-it dhe projektligjin për përfundim të mandatit.

“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dhe ka propozuar ligj në kuvend për përfundimin e mandatit të EULEX-it gjithashtu ka pruar një strategji të njëanshme për përfundimin e punës së EULEX-it dhe kjo strategji e ky projektligj janë në Komisionin për Legjislacion qe disa muaj sepse edhe une personalisht nuk besoj që kjo duhet të ndodhë kështu por në koordinim të plotë me BE-në”, tha Gashi për KTV.

Ndërsa Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se EULEX-i me qëndrimin e vet në Kosovë më shumë ka bërë politikë se sa ka vënë drejtësi. Konjufaca thotë se rezultatet e misionit evropian ne luftimin e korrupsionit janë të barabata me zero.

“EULEX-i as që do të duhej të kishte ardhur në Republikën e Kosovës dhe ne nuk e pranojmë poashtu idenë që në Kosovë duhet të qëndrojnë sepse Kosova nuk qenka e gatshme të mirret me krimet e luftës, atëherë pse qenkan serbët më të gatshëm se ne të merren me krimet e tyre të luftës, pse qenka Serbia më e pjekur se ne që të merret me krimet e veta të luftës”, tha ai.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Lajmet e Fundit